Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

VIDEO/ Atmosfera e titullit mungoi në stadium, por jo në shtëpinë e Neymar: Festë me të dashurën dhe shokët!

Një barazim 1-1 ndaj Lens i mjaftoi PSG të fitonte titullin e dhjetë në Ligue 1 dhe të barazonte me trofe një klub legjendar si Saint-Etienne. Mirëpo, dështimi në Champions League në këtë sezon, ka bërë që marrëdhënie mes tifozëve dhe lojtarëve të parisienëve të mos jetë e ngrohtë.

Në këtë formë, stadiumi Parc-Des Princes ishte si në një mbrëmje të zakonshme (festa u bë vetëm jashtë impiantit) pavarësisht suksesit në kampionat, ndërsa nuk munguan edhe kontestime për Neymar. Megjithatë, braziliani nuk është se “vret shumë mendjen” dhe kërkon gjithnjë t’i bëjë qejfin vetes.

Ndaj, për titullin e fituar me PSG, sulmuesi vendosi të zhvillonte një festë në shtëpinë e tij, aty ku nuk mungoi muzika, shokët dhe e dashura e Neymar, Bruna Biancardi. Sakaq, Idrissa Gueye, Marquinhos, Prsenel Kimpembe, Danilo Pereira, Junior Dina Ebimbe, Alexandre Letellier and Nathan Bitu ishin pjesë e festës ndërsa në fund nuk mungoi edhe një performancë e vetë Neymar në rolin e këngëtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...