Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Budapest, tifozët e dy ekipeve dhurojnë spektakël

Atmosferë elektrizuese në Budapest
Atmosferë elektrizuese në Budapest

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga starti i finales së Europa Leagues, atmosfera sa vjen dhe bëhet më e nxehtë në Budapest, sidomos në dy hapësirat ku janë vendosur fan zona-t përkatëse të Sevillas dhe Romës, dy klube që do të diskutojnë trofeun.

Mjaft e zjarrtë atmosfera e krijuar nga tifozeria verdhekuqe, që ashtu si në Tiranë një vit më parë, ka ditur të dhurojë spektakël edhe në Budapest, me shpresën që Mourinho do t’u japë një tjetër arsye për të festuar rreth mesnatës.

Nuk mbeten pas as andaluzianët e Sevillas, të cilët janë mësuar tashmë me emocionet e triumfit në Europa League, trofe të cilin e kanë fituar plot 6 herë që prej vitit 2006 e deri në 2020-ën…

Ndërkohë, në kryeqytetin hungarez ka mbërritur edhe Francesco Totti, që ka marrë pjesë edhe në hapësirat e krijuara për tifozët, duke mos ngurruar të japë edhe autografe e të bëjë fotografi me të pranishmit.

Finalja e Europa League do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport2…

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...