Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Bajrami dhe Ismajli protagonistë, Empoli fiton në transfertë ndaj Sassuolos

Sfida e Serie A mes Sassuolos dhe Empolit u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2-3. Miqtë ishin më pranë fitores përgjatë gjithë takimit teksa kaluan dyu herë në avantazh, por në po dy raste u barazuan nga vendasit. Megjithatë, në minutat shtesë Empoli shënoi golin e tretë me Bastonin.

Lexoni edhe:

Vlen të theksohet se protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët e kombëtares, Nedim Bajrami (u aktivizua në pjesën e dytë) dhe Ardian Ismajli (titullar). I pari dhuroi asistin e golit të dytë për Sassuolon, ndërsa mbrojtësi ishte i pafat duke qenë se shkaktoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Pinamonti. Pas kësaj ndeshje, Sassuolo renditet në vendin e 17 me 20 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 13 me 25 pikë.

Sassuolo-Empoli 2-3

Empoli shtang Sassuolon, realizon Bastoni

Sassuolo barazon Empolin, Bajrami asiston për Ferraris

Empoli kalon përsëri në avantazh me Niang që shndërron në gol penalltinë e fituar nga vetë ai.

Sassuolo riktheu barazimin në ndeshjen ndaj Empolit teksa Ardian Ismajli ishte i pafat pasi shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje në zonë. Në fakt, ishte sistemi VAR që ndërhyri dhe sinjalizoi arbitrin kryesor për faullin e mbrojtësit të kombëtares. Nga pika e bardhë, Pinamonti nuk gaboi.

Në pjesën e parë, Empoli kaloi në avantazh pas golit të Lupertos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...