Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Bajrami në historinë e Europianit, Shqipëria e nis me humbje ndaj Italisë

VIDEO/ Bajrami në historinë e Europianit, Shqipëria e nis me humbje ndaj Italisë

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia, në një përballje të vendosur brenda 16 minutave të para në “Signal Iduna Park”.

Një stadium i ngjyrosur kuqezi, me tifozerinë shqiptare që kishte krijuar një atmosferë fantastike, ishte Nedim Bajrami ai që ngriti në peshë zemrat e gjithë shqiptarëve anembanë botës, duke shënuar gol pas vetëm 23 sekondash lojë dhe duke u bërë zyrtarisht lojtari që shënon golin më të shpejtë në një Europian.

Një gabim i italianëve në prapavijë u shfrytëzua mjaft mirë nga numri 10 i kuqezinjve, që lëshoi një goditje perfekte në shtyllën e parë dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Donnarummës.

Por pikërisht ky gol i shpejtë i Shqipërisë duket se zgjoi italianët, të cilët reaguan mirë, duke marrë kontrollin e lojës dhe gjetur golin e barazimit me Bastonin, i cili gjatë zhvillimeve të një këndoreje, u la i lirë në shtyllën e dytë dhe mposhti lehtësisht Strakoshën.

Përmbysja e italianëve u kompletua në minutën e 16’, kur Jasir Asani largoi keq një top nga zona, duke ia dhuruar Barellës në hyrje të zonës, aty ku mesfushori i Interit lëshoi një predhë të pakapshme për Strakoshën dhe çoi rezultatin në 2-1 për Italinë.

Lexo edhe:

Kjo përmbysje e shpejtë ndikoi jo pak te kuqezinjtë e Sylvinhos, që deri në fund të pjesës së parë vuajtën jo pak dhe shtylla e Strakosha i shpëtuan nga goli i tretë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë provuan të ngrenë nivelin dhe iu afruan disa herë zonës së rreptësisë, por pa rezultat, teksa rasti më i mirë ishte ai i Rey Manajt në minutat e fundit, por Donnarumma i mohoi kënaqësinë e golit.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-1 për Italinë, që nis kështu me një tre pikësh Euro 2024-ën, teksa Shqipëria e Sylvinhos do të duhet të hedhë shpejt pas krahëve këtë humbje dhe të mendojë për ndeshjen e radhës, vetëm katër ditë më vonë ndaj Kroacisë në Hamburg.

 

Itali-Shqipëri 2-1

44’ Asani krijon hapësirën për të goditur, por shënjestra s’është e duhura. video

33′ – Jemi e fat, Frattesi ndalet nga shtylla.

16′ – Pësojmë golin e dytë, realizon Barella, 2-1.

11′ – rreshtim i gabuar i mbrojtjes, Bastoni realizon me kokë golin e barazimit. 

1′ – Joooooo! E pabesueshme! Bajrami gol pas 24 sekondash! video

Formacionet zyrtare:

20:17 – Kuqezinjtë dalin në fushë për të bërë nxehjen, “Signal Iduna Park” flet shqip. 

19:20 – Trajneri Sylvinho ndan mendjen për formacionin, duke zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit, teksa sulmi udhëhiqet nga Armando Broja…

19:15 – Mbërrin edhe autobusi i Kombëtares Shqiptare. Entuziazëm dhe këngë patriotike nga tifozeria

19:00 – Italia mbërrin në stadium. Pritet me vërshëllima nga tifozeria kuqezi

18:00 – Hapen dyert e stadiumit, “Signal Iduna Park nis të ngjyroset kuqezi…

17:00 – Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve, në stadiumin “Signal Iduna Park”

16:30 – Media italiane i bën jehonë atmosferës së krijuar nga tifozeria kuqezi në Dortmund

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DigitAlb (@digitalb_official)

15:30 – Ndizet atmosfera në Dortmund nga tifozeria shqiptare

Lexo edhe:

14:00 – Kryeministri Edi Rama flet për median italiane para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë…

Rama: Vetëm deti na ndan nga Italia, shpresoj që ndeshja të mbyllet me barazim

12:30 – Formacionet e mundshme

EURO2024/ Formacionet e mundshme, ja si pritet të rreshtohen Itali-Shqipëri këtë të shtunë

 

11:00 – Tifozat Kuqezi japin detaje mbi grumbullimin në Dortmund

“PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI”, TKZ: Shihemi në “Kampstraße/Reinoldikirche”

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....