Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ “Bajrami virtuoz, Asllanit s’i dridhen këmbët”, Karrica shënon në Kroaci

Empoli e mbylli në barazim pa gola takimin jashtë fushe me Bolognan. Reagim i mirë pas humbjes me “poker” kundër Romës, teksa për skuadrën toskane u aktivizuan nga fillimi Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

Për mesfushorin 19-vjeçar të Shqipërisë U21, kjo ishte ndeshja e parë në Serie A që e nisi si titullar. Paraqitja e dy lojtarëve shqiptarë mori vlerësimin e medieve italiane.

Nota 6 për Bajramin në 70 minutat që luajti. “Kualiteti është kryefjala e fjalorit të Nedimit, edhe pse ndonjëherë e tepron me virtuozitetin”, ndërsa ka fjalë të mira edhe për Asllanin: nota 6.5.

“Trashëgimtari i Riccit, i cili u shit te Torino. Nuk i dridhen këmbët, i mungon diçka në aspektin fizik, por ka personalitet dhe shumë cilësi. Zbret deri afër dy qendrave të mbrojtjes për të ndërtuar lojën e Empolit”.

Ndërkohë, Bernard Karrica ka shënuar golin e parë në kampionat me Dragovoljac, aty ku ndodhet në huazim nga Rijeka. Sulmuesi 21-vjeçar, autor i dy golave në shtatë ndeshje me Shqipërinë U21, realizoi golin e Dragovoljac, që humbi 1-3 përballë Osijekut në HNL kroate.

 

Ishte minuta e tetë kur Karrica dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të saktë nga brenda zonës kundërshtarë, duke zhbllokuar rezultatin. Gjithsesi, ekipi mik përmbysi gjithçka dhe siguroi tre pikët.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...