Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Bajramit i anulohet goli, Cagliari përmbys në shtesë Sassuolo-n

Cagliari triumfon me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Sassuolo-s, me miqtë që e mbyllën me dhjetë lojtarë këtë takim.

Sassuolo zhbllokoi takimin në minutën e 7’ me Erlic, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij.

Në minutën e 63’ miqtë mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Tressoldi mori kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 90+1’ Bajrami pati mundësinë për të dyfishuar avantazhin, por goli i mesfushorit të kombëtares shqiptare u anulua për pozicion të parregullt të Volpatos.

Vetëm dy minuta më pas vendasit u hodhën në sulm dhe barazuan me Lapadula-n, teksa në minutën e 90+8’ Pavoletti përmbysi rezultatin me një super gol.

Pas javës së 15-të, Cagliari renditet në vend të 16-të me 13 pikë, teksa Sassuolo renditet në vend të 15-të me 15 pikë.

Cagliari-Sassuolo (2-1)

Java e 15-të, Serie A

90+9′-Gooool! Pavoletti shënon me roveshatë dhe përmbys Sassuolon. 

90+3’-Gooool! Lapadula gjen rrugën dejt rrjetës pas një rrëmuje në zonë dhe i jep barazimin Cagliarit.

90’-Bajram gjen rrugën drejt rrjetës me një super goditje, por pas verifikimit në VAR goli i tij anulohet për pozicion të parregullt.

63’-Tressoldi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e Sassuolos me dhjetë lojtarë.

7’-Gooool! Pas asistit të dhuruar nga Lauriente, Erlic gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Sassuolo-n në avantazh.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...