Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Bale mbërrin në Amerikë, pritje e mrekullueshme nga tifozët dhe takimi me Chiellinin

Gareth Bale ka mbërritur në Amerikë dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të MLS, Los Angelos FC. Uellsianit iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët, teksa stadiumi ishte i tejmbushur, kjo edhe për faktin se Los Angelos kishte ndeshjen derbi ndaj Los Angelos Galaxy (që në fund e fituan me rezultatin 3-2). Sakaq, Bale u takua edhe me shokët e rinj teksa nuk mungoi një përqafim i ngrohtë me atë që në të kaluarën është përballur shpeshherë si kundërshtarë, Giorgio Chiellini.

“Atmosferë e mrekullueshme, ishte diçka surreale. Më erdhi shumë mirë që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, u shpreh 32-vjeçari mbi përshtypjet e para për Los Angelos.

Sakaq, Bale e gjen skuadrën në vendin e parë të klasifikimit ndërsa falë cilësive të ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim te Los Angelos përgatiten për një sezon triumfues.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...