Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ballkani në histori, për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League

Ballkani për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës përbushën pritshmëritë, duke e elminuar Bate Borisovin në fazën play off me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Skuadra e Ilir Dajës e administroi mirë epërsinë e thellë të sfidës së zhvillkuar në “Fadil Vokrri”, duke pësuar vetëm një herë në Budapest, në sfidën e kthimit.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Kontzavoy në minutë ne 30-të. Blallkani nuk e humbi toruan pas zhbllokimit të rezultatit, përkundrazi, e rriti nivelin në pjesën e dytë, duke iu afruar golit me Kryeziun dhe Berishën, që nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë përballë portierit.

Dëshira, përgatitja fizike dhe tekniko-taktike e shpërblyen Ballkanin me kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League, me Ilir Dajën që arrin të shkojë grupet e kompeticoneve evropiane për herë të tretë si trajner.

Golat dhe rastet

Bate Borisov – Ballkani 1-0

70′ Tjetër mundësi e humbur nga Ballkani. Berisha përballë portierit godet keq.

59′ – Kryeziu ka mundësinë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit, por vonon në finalizimin, i jep mundësi kundërshtarit të ndërhyjë.

Tjetër mundësi për Baten në fundin e pjesës së parë, mbrojtja dhe Koliçi shmangin golin e dytë.

30′ – Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Bate zhbllokon rezultatin me Koncevoy, 1-0

23′ – Drithërima në portën e Ballkanit, shpëton mrekullisht pa u ndëshkuar skuadra e Dajës.

 

11′ – Bate Borisov e nis në sulm, për të përmbysur rezultatin, por has në mbrojtjen e organizuar të Ballkanit. Koliçi në të 11-të reagon në pozicion.

 

Formacionet: 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...