Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ballkani shkruan historinë me Ilir Dajën, në “play off” përballë Shkupit

Ballkani shkruan historinë, arrin të kualifikohet në “play off”-in e Conference League, ku do të përplaset me Shkupin e shqiptarëve, skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut. Skuadra e Ilir Dajës arrin një sukses dramatik, pas goditjeje të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfundoi 2-1 në favor të Klasvikut.

Për vendësit shënoi Mikkelsen në minutën e 56-të, për të ardhur më pas te goli i Krasniqit në të 86-tën. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, skuadra nga Ishujt Faroe shënoi golin e dytë me Da Silvan, duke e çuar ndeshjen ne shtesë. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në shtesë, por në goditjet e penalltive futbollistët e Ballkanit gabuan vetëm në serinë e katër (Zyba), ndërsa për vendësit “dolën huq” Holvad dhe Danielsen në serinë e dytë dhe të katërt. Penalltinë e fundit për skuadrën e Ilir Dajës e realizoi Emerllahu. Më kualifikimin e Ballkanit në “play off” do të kemi një skuadër shqiptare në fazën e grupeve, pas një përballje të dyfishtë dhe emocionuese me Shkupin.

Klaksvik – Ballkani 2-1 (Mikkelsen 55′, Da Silva 89’/ Krasniqi 83′)

(3-4 pas goditjeve të 11-metërshave)

120′ – Nuk ndryshon asgjë në shtesë, gjithçka vendoset te penalltitë.

93′ – Shpëton nga goli i tretë Ballkani, fluturon portieri.

89′ – Gooool! Kalon sërish në epërsi Klaksviku, shënon Da Silva, 2-1.

83′ – Gooooool! Ermal Krasniqi shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, thyhet portieri vendas, 1-1. 

65′ – Kundërsulm i Ballkanit, që nuk shfrytëzohet nga Nazmi Gripshi, pais vonon në pasim.

55′ – Nuk reziston më gjatë Ballkani, Mikkelsen mposht më në fund Ljuljanovicin me një goditje të fortë brenda zonës.

50′ – Klettskard godet traversën pas një aksioni të gjatë të vendasve, me fat Ballkani.

46′ – Bën mrekullinë Ljuljanovic, i mohon golin sulmuesit kundërshtar, e ndal topin me majat e gishtave.

 

43′ – Bjartalid shkakton drithërima në portën e Ballkanit, topi i goditur prej tij, pak centimetra mbi tra.

40′ – Korenica arrin ta çojë topin në rrjetë, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje.

38′ – Kronberg ka një tjetër mundësi për të shënuar, me fat këtë herë Ballkani.

31′ – Çfarë humbet Albion Rrahmani! Sulmuesi i Ballkanit nuk përfiton nga gabimi i portierit, ky i fundit bën mrekullinë, shmang një gol të sigurt.

29′ – Krosim i rrezikshëm i Kronberg, topi shkon paksa mbi tra.

14′- Momenti i parë i rrezikshëm në portën e vendasve, Korencia godet nga jashtë zonës, por jo me saktësinë e duhur.

1′ – Starton ndeshja, Ballkani duhet të shmangë humbjen.

Zbardhen formacionet titullare të sfidës së kthimit të raundit të tretë të Conference League Klaksvik – Ballkani, që do të luhet në Ishujt Faroe. Skuadra kampione e Kosovës, e drejtuar nga Ilir Daja, është para një arritjeje historike: kualifikimit në “play off”-in e këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me fitoren 3-2 të skuadrës nga Suhareka, që shpërdori një epërsi prej tre golash, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Gjithsesi, Ballkani, me avantazhin e ndeshjes së parë mbetet favorit për të vijuar më tej. Në rast suksesi, në fazën “play off” do të përballet me Shkupin, që u eliminua nga Shamrock Rovers në raundin e tretë të Europa League-s.

Daja ka vendosur të luajë me Damir Ljuljanović në portë, ndërsa para tij janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi dhe Arbër Potoku. Edvin Kuc, Liridon Emërllaku dhe Nazmi Gripshi do të rreshtohen në mesfushë, ndërsa sulmi u është besuar, Meriton Korenicas, Ermal Krasniqit dhe Albion Rrahmanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...