Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Barazim drithërues 2-2, “betejë” pa fitues në Kroaci-Shqipëri

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në “Volksparkstadion”.

Euro 2024

KROACI-SHQIPËRI 2-2 (Kramaric 74′,Gjasula (aut) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 90+5′)

90+4′ Barazon Klaus Gjasula, i cili dërgon në rrjetë asistin e Mario Mitajt. 

 

76′ Kroatët shënojnë edhe të dytin. Autogol i Klaus Gjasulës.

 

74′ Barazon Kroacia me anë të Andrej Kramaric.

 

31′ Mundësi e artë për Kristjan Asllanin pas pasimit nga Jasir Asani, nuk vjen goli i dytë.

 

11′ Gooooooooooool! Kroson Jasir Asani, finalizim i bukur me kokë nga Qazim Laçi. Shpërthen festa kuqezi në stadium. 

 

FORMACIONET ZYRTARE

Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur! Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.

E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.

Lexo edhe: 

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...