Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Barazim historik, Shkupi frenon Dinamon në Zagreb! “Poker” i Ballkanit

Barazim historik për Shkupin në “Maksimir” të Zagrebit përballë Dinamos vendase. Kampionët e Maqedonisë së Veriut zhvilluan një ndeshje të madhe kundër kampionëve të Kroacisë. Braziliani Queven da Silva dhe xhamajkani Cephas realizuan golat për ekipin shqiptar.

Kjo ishte sfida e parë e raundit të dytë në Champions League, ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet më 26 korrik në Shkup. Feston edhe Ballkani në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.

Kampionët e Kosovës mposhtën 0-4 modestët e La Fiorita (San Marino) me rezultatin 0-4. Golat e fitores për ekipin e Ilir Dajës u shënuan nga Korenica, Rrahmani (2x) dhe Berisha.

Champions League
Raundi i dytë, ndeshja e parë

DINAMO ZAGREB-SHKUPI 2-2 (Ademi 44′, Petkovic 86’/ Queven da Silva 25′, Cephas 89′)

Kronika e ndeshjes:

 89′ Shkupi barazon rezultatin. Xhamajkani Cephas dërgon topin në rrjetë me një parabolë të bukur në topin e parë që prek.

 86′ Kampionët e Kroacisë në avantazh. Gjuajtja e pasaktë e Ademit kthehet në asist për Bruno Petkovic, i cili nuk gabon.

 55′ Mundësi shumë e mirë për Shkupin. Adetunji rrotullohet mirë, shmang dy mbrojtës, por gjuan jashtë!

 49′ Dinamo afër golit të avantazhit me anë të Ljubicic, shpëton porta e Shkupit.

 44′ Kampionët e Kroacisë barazojnë rezultatin. Arijan Ademi realizon me kokë, duke përfituar edhe nga pasiguria e portierit Naumovski.

35′ Shkupi sërish i rrezikshëm, por Adetunji nuk përfiton nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.

 25′ Shkupi në avantazh. Asist fantastik i Alvarez dhe finalizim i bukur i Queven da Silva. Festë tek ekipi shqiptarë, “Shvercerat” në ekstazë.

 10′ Dinamo pranë avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit kroat është e pasaktë.

 Fillon ndeshja në “Maksimir” të Zagrebit.

FORMACIONET ZYRTARE

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...