Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Barazim i çmendur në Lecce-Milan, VAR-i u heq fitoren vendasve

Emocione, drithërima, betejë, shtyllë, i kuq, VAR, protesta dhe duartrokitje mes Lecces dhe Milanit në “Via del Mare”. Skuadra e Ylber Ramadanit mori një pikë pas barazimit 2-2 kundër kuqezinjve të Stefano Piolit.

Oliver Giroud kaloi Milanin në avantazh në minutën e 28’ pas asistit të Theo Hernandez. Lojtarët e “Djallit” festuan sërish shtatë minuta më vonë.

 

Samuel Chukwueze nisi Tijani Reijnders, i cili gjeti golin e parë në Serie A. Milani uli ritmin në fraksionin e dytë dhe vendasit përfituan.

 

Nicola Sansone rihapi takimin në minutën e 66’, teksa katër minuta më pas dhuroi një asist për Lameck Banda, i cili barazoi. Duke dërguar në festë të pranishmit në stadium.

Lexo edhe: 

Shtylla i mohoi golin e dytë personal Sansones gjashtë minuta nga fundi, duke shpëtuar Milanin. Oliver Giroud u ndëshkua me të kuq në minutat shtesë, ndërkohë që Roberto Piccoli realizoi një eurogol në sekondat e fundit.

 

Por, festa e lojtarëve dhe tifozëve nga Salento u prish nga VAR-i, me kryesorin Abisso që anuloi golin për faull ndaj mbrojtësit Thiaw.

 

Sfida u mbyll me protestat e Lecces, që gjithsesi u duartrokitën nga tifozët për karakterin dhe performancën fantastike kundër skuadrës nga Milano.

 

Ndërkohë, Milani regjistroi ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionatin italian. Dhe tani rrezikon të humbë vendin e katërt nëse Napoli fiton kundër Empolit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...