Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Barazim pa gola ndaj Viktoria Plzen, Drita e nis pozitivisht rrugëtimin në Europë

Drita e nis mirë rrugëtimin në Europë, ndërsa e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në “Doosan Arena”, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.

Drita ia doli që të merrte një rezultat të mirë, në transfertën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë dhe me shumë traditë.

Lexo edhe:

Viktoria Plzen e nisi në sulm total pjesën e parë sidomos deri në minutën e 10-të. Megjithatë Drita ia doli të reagonte dhe pati disa raste në portën e Stanek, por pa mundur të gjente golin. Duke bërë që ky fraksion të mbyllej me barazim pa gola.

Në pjesën e dytë vendasit u shfaqën edhe më kërkues e më dominuar, duke tentuar në raste të një pas njëshme portën e Smakiqit, me portierin e Dritës që u tregua vendimtar me pritjet e tija.

Në fund të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 86’ Dabiqaj humbi një super rast për të shënuar dhe teksa ishte vetëm për vetëm me portierin Stanek, nuk i doli ta dërgonte topin në rrjetë.

Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa do të jetë ndeshja e kthimit, në Kosovë ajo që do të vulosë se cila prej Dritës apo Viktoria Plzen, do shkojë në raundin tjetër të Conference League.

Viktoria Plzen-Drita (0-0)

Conference League

86’-Dabiqaj del vetëm për vetëm me portierin e Viktoria Plzen, por gabon në fund dhe humbet shansin e “artë” për të zhbllokuar sfidën.

69’-Smakiqi shpëton Dritën, pas një rrëmuje në zonë, portieri ia del ta largojë topin dhe të mbajë portën të paprekur.

64’-Vydra tenton të shënojë me kokë, por nuk gjen dot kuadratin e portës së Dritës.

48’-Rrezik në portën e Dritës, por skuadra dardane reagon mirë dhe i ndal kundërshtarët e Plzen, me Ovouka-n që neutralizoi goditjen e parë drejt portës dhe më pas ishte portieri Smakiqi ai që i ndali.

27’-Baftiu tenton të shënojë nga distanca, por nuk ia del të gjejë portën.

14’-Tahiri shumë pranë golit, por ndërhyrja gabuar e portierit te Plzen, Stanek ndërpret sulmuesin e Dritës. Ndërkohë arbitri dënon vetëm me karton të verdhë portierin e Plzen.

Formacionet zyrtare: 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...