Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Barazim spektakolar 2-2, kapiteni shpëton Manchester United

Barazim 2-2 në Bournemouth-Manchester United. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet reagoi kapiteni Bruno Fernandes.

Dominic Solanke dhe Justin Kluivert realizuan për Bournemouthin, ndërkohë që portugezi Fernandes shënoi dy herë për “Djajtë e Kuq”. Të dytin me penallti.

Pika nuk i shërben skuadrës së Ten Hag, që mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë, duke qenë 10 pikë larg zonës Champions.

Premier League

BOURNEMOUTH-MANCHESTER UNITED 2-2 (Solanke 16′, Kluivert 36′ / Fernandes 31′, (p) 65′)

 

65′ Penallti për United. Ekzekutim i saktë nga Bruno Fernandes, barazim 2-2. 

 

43′ Vendasit afër golit të tretë, por Milos Kerkez ndalet nga traversa.

 

36′ Gol i bukur i Justin Kluivert, Bournemouth rikthehet në avantazh. 

 

31′ Barazohet sfida. Realizon Bruno Fernandes, kapiteni i “Djajve të Kuq”. 

 

 16′ Dominic Solanke fiton duelin e shpejtësisë dhe forcës me Willy Kambwalan, mposht Onanën dhe ndez festën në stadium.

 

Manchester United kërkon rikthimin te fitorja në kampionat pas barazimit spektakolar 2-2 me Liverpoolin në “Old Trafford”.

Lexo edhe:

“Djajtë e Kuq” po luajnë në transfertë kundër Bournemouthit, duel që po transmetohet live në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...