Featured

VIDEO/ Barazim spektakolar në “St James Park”, Newcastle frenon Manchester City

Barazim spektakolar 3-3 mes Newcastle dhe Manchester City në “St James Park”, ndeshje që prodhoi emocione të forta, teksa nuk munguan golat e bukur.

Ilkay Gundogan kaloi kampionët në fuqi të Anglisë në avantazh në minutën e pestë. Mesfushori gjerman mori një asist nga Bernardo Silva dhe nuk gaboi.

 

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda 11 minutave me golat e Miguel Almiron (28’) dhe Callum Wilson (39’). Në të dy rastet asistet u dhuruan nga francezi Allan Saint-Maximin.

 

Avantazhi u dha zemër “Qymyrxhinjve”, të cilët gjetën edhe golin e tretë në minutën e 54’. Kieran Trippier dhuroi “show” duke realizuar një eurogol nga goditja e dënimit. Festë në stadium, por City nuk ishte dorëzuar akoma.

 

Erling Haaland shkurtoi diferencën në minutën e 60’ pas asistit të Rodrit, teksa portugezi Bernardo Silva vendosi baraspeshën me golin e shënuar katër minuta më vonë pas një asisti të marrë nga De Bruyne.

 

Sfida vijoi të ishte tepër e luftuar, por nuk pati më gola. Barazim për Manchester City pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, teksa Neëcastle numëron pesë pikë pas javës së tretë (një fitore dhe dy barazime).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency