Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Barazim spektakolar në Turqi, shënojnë dy lojtarët dardanë

Kosova nis rrugëtimin drejt Gjermanisë
Kosova nis rrugëtimin drejt Gjermanisë

Kasimpasa-Karamguruk përfundoi në barazim 2-2, me dy golat e parë të ndeshjes së Superligës turke që u realizuan nga dy futbollistë të Kosovës.

Dueli u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Vendasit fituan një penallti, ekzekutimin e mori përsipër Florent Hadërgjonaj, i cili u tregua i saktë duke gjetur golin e tretë sezonal në elitën e futbollit turk.

 

Skuadra e Andrea Pirlos reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 51’. Ibrahim Dresevic devijoi saktë një top të ardhur nga goditja e dënimit dhe nisi festën me shokët e tij.

 

Ky ishte goli i parë në kampionat për mesfushorin dardan. Në divizionin e dytë, Omar Imeri, i cili u transferua në qershor nga Shkupi te Bodrumspor, ishte autori i një asisti në triumfin 1-3 të ekipit të tij përballë Malatyaspor.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...