Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Barazime dhe ekuilibër në grupin E, “fiket” Ukraina

Katër skuadra me nga po kaq pikë në grupin E, aty ku festojnë Rumania, Belgjika dhe Sllovakia, ndërkohë që mbetet jashtë Europianit Ukraina, pavarësisht se e mbylli fazën e grupeve me të njëjtin numër pikësh si rivalët.

Në barazim 0-0 u mbyll dueli Ukrainë-Belgjikë, me minutat e fundit që ishin shumë të bukura, pasi të dyja skuadrat po tentonin fitoren.

Pa fitues edhe dueli tjetër mes Rumanisë dhe Sllovakisë. Rezultati 1-1 gëzoi dy kampet, që festuan në fund avancimin në raundin e 1/8-ve.

Belgjika si vendi dytë, gjen Francën përballë në një finale të parakohshme, ndërkohë që Sllovakia do të ndeshjet me Anglinë ose Spanjën

EURO 2024
GRUPI E

UKRAINË-BELGJIKË 0-0

SLLOVAKI-RUMANI 1-1 (Duda 24′ / Marin (p) 37′)

Goli i Rumanisë

 

Goli i Sllovakisë

 

Grupi E i Euro 2024 është më intriguesi për sa u përket  kombinimeve të rezultateve. Janë katër ekipe me nga tri pikë dhe në ndeshjet e raundit të tretë, që nisin në orën 18:00, gjithçka është e hapur.

Sllovakia është aktualisht e treta, dhe duhet të fitojë kundër Rumanisë për të garantuar vendin e dytë, megjithëse një barazim do ta rendiste mes ekipeve të treta më të mira.

Sllovaki-Rumani

Ukraina, nga ana tjetër, renditet e fundit falë golaverazhit më të dobët, çka do të thotë se vetëm fitorja e ngjit të paktën në vendin e dytë. Barazimi do ta kualifikonte si një mes vendeve të treta më të mira, nëse ndeshja mes Sllovakisë dhe Rumanisë nuk përfundon pa fitues.

Ukrainë-Belgjikë

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...