Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Barazimi i mjafton, Egnatia kundërshtarja e Partizanit në finalen e titullit

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me Vllazninë në “Air Albania”. Barazimi, në këtë rastm favorizonte ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, që e mbylli sezonin e rregullt në vend të parë.

Emocione deri në sekondat e fundit, pasi shkodranët e kërkuan me ngulm golin, por që e pamundur për ta që ta dërgonin topin në rrjetë.

Gjithsesi, Egnatia e meritoi kualifikimin në finalen e madhe të “Final Four” për gjithçka ka dha në këtë gjysmëfinale, por edhe gjatë gjithë sezonit.

Gjatë pjesës së parë Egnatia e gjeti golin me Zejnullain, por pas ndërhyrjes së VAR-it u anulua për prekje të topit me dorë në zhvimin e aksionit.

Në fundin e fraksionit hapës Gruda pati një mundësi të artë për Vllazninë, por devijimi i Dylis i mohoi golin.

Vllaznia e rriti presionin me nisjen e pjesës së dytë, megjithatë rastin e parë të pastër në këtë fraksion e pati Zejnullai, që bëri të fluturonte portieri Qarri.

Lexo edhe:

I pafat Bekim Balaj pasi një krosimi nga e majta, goditja me kokë e sulmuesit shkodran shumë pranë zonës së portierit të Egnatias dhe i pambuluar përfundoi mbi tra.

Momente frike në fundin e ndeshjes për shëndetin e Zejnullait, që bie keq në tokë pas një dyluftimi ajror. Fatmirësist, nuk ishte e nevojshme që të dërgohej në spital me ambulancë.

Minuta ankthi në fund në zonën e Egnatias, por Vllaznia e pati të pamundur të gjente golin që do t’i jepte finalen.

 

                                                

Egnatia – Vllaznia 0-0

19- Arbin Zejnullai arrin të dërgojë topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zonës, por ndërhyn sistemi VAR dhe anulohet goli për prekje të topit me dorë në zhvillimin e aksionit.

Frikë për Zejnullain në fund të takimit.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...