Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Barazimi i parë i EURO 2024, Slloveni-Danimarkë ndajnë pikët

Sllovenia dhe Danimarka regjistruan barazimin e parë të këtij Europiani me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, takim që u luajt në Stuttgart.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e danezëve që shënuan në minutën e 17-të me ane te Cristian Eriksen.

Mesfushori realizoi një gol vërtet të veçantë pas 1100 ditësh nga takimi me Finlandën ne Euro2020, me Eriksen që luftoi me jetën pas atakut ne zemër gjatë asaj sfide.

Në fraksionin e dytë, sllovenët ndryshuan kurs dhe ritëm duke dominuar takimin, teksa Janza realizoi një supergol në minutën e 77-të duke surprizuar danezët.

Një gol që vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoj deri në fund, pavarësisht dëshirës më të theksuar nga sllovenët.

Kështu, Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët e para në Grupin C.

Slloveni-Danimarkë (1-1) 

EURO2024

 

77’-Gooool! Janza gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për Slloveninë.

17’-Goool! Eriksen gjen rrugën drejt rrjetës me një super goditje dhe kalon Danimarken në avantazh. Danezi rikthehet kështu me gol në fazën e grupeve të Europianit.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...