Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Barazimi ndaj Zalgiris, Duro: Skuadra bëri një ndeshje pozitive, kishim raste të pastra shënimi

Trajneri i Strugës, Shpëtim Duro është shprehur i lumtur me ndeshjen e parë të ekipit të tij në Champions League, që u mbyll me barazimin 0-0 ndaj Zalgiris.

Në konferencën për mediet pas këtij takimi, Duro theksoi se skuadra e interpretoi mirë ndeshjen, ndërsa shtoi se kishin mundësi edhe për të fituar.

Lexo edhe: 

A jeni të kënaqur me rezultatin dhe ndeshjen?

Sigurisht që takimi i parë në Champions League i skuadrës sonë rezultoi pozitiv edhe përsa i përket rezultatit, por njëkohësisht edhe mënyrës të interpretimit të lojës. Jam shumë i kënaqur me skuadrën.

Me këtë rezultat a do e konsideronit ekipin fitues?

Kam thënë që çdo gjë në këto ndeshje me dy takime përfundon pas 180 minutave, por patjetër që sot duhet ta përgëzoj skuadrën për këtë rezultat dhe për këtë lojë që zhvilluan. Ne arritëm të barazonim, kishim disa mundësi edhe për ta fituar ndeshjen, por e rëndësishme është që skuadra i interpretoi jashtëzakonisht mirë ato detyra që kishin punuar gjatë gjithë kohës, duke studiuar këtë kundërshtar. Ju e patë që kundërshtari nuk pati rrezikshmëri, me përjashtim të një momenti sa filloi loja në një goditje me kokë. Ne i kemi pasur rastet më të pastra për shënim.

Refuzuat ndryshimin e datave dhe vendeve të ndeshjeve siç kërkuan, a do ishte pozitive duke ditur se nga ky rezultat ndeshja mund të përfundojë me penallti?

Ne nuk refuzuam, ne zbatuam me korrektësi shortin e hedhur nga UEFA e para, e dyta nuk duhet të mendojmë tani për ndeshjen e dytë, sepse sa kemi përfunduar ndeshjen e parë kemi kohë gjatë javës për të menduar për ndeshjen e dytë, megjithatë unë e them që çdo gjë është e hapur, duke pasur parasysh që është sistem me dy takime.  

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...