Featured

VIDEO/ Mjafton goli spektakolar i Messit, PSG feston titullin e 10-të kampion

Paris Saint-Germain feston mbrëmjen e sotme titullin e tetë kampion në dekadën e fundit dhe titullin e 10-të në Ligue 1, duke barazuar skuadrën e Saint Etienne pas 41 vitesh.

PSG e feston titullin kampion në ndeshjen kundër Lens që u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa ishte Lionel Messi, autori i golit të vetëm për parizienët dhe njëkohësisht ishte ai, i cili i dhuroi festën mbrëmjen e kësaj të shtune ekipit të Mauricio Pochettinos, me trajnerin argjentinas që feston sot titullin e parë kampion në një kampionat.

Ndeshja u dominua e gjitha nga vendasit, megjithatë goli erdhi vetëm në minutën e 68’, kur Messi realizoi në portën e Leca-s, pas një asisti nga Neymar.

Duhet theksuar se kundërshtarët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 57’, kur Danso mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Ndonëse luajti për mbi 30 minuta me 10 lojtarë, ekipi i Lens mori barazimin në minutën e 88’ me Jean.

Ndeshja e raundit të 34-të u mbyll me barazimin 1-1 dhe matematikisht ekipi i PSG-së siguroi titullin kampion të sezonit 2021-2022, ndërsa deri më tani ka grumbulluar 78 pikë, teksa Lens renditet në vend të shtatë me 54 pikë.

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency