Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barça feston titullin me humbje, Sociedad “prish” atmosferën në Camp Nou

Barcelona pëson humbjen e parë pas kurorëzimit si kampione këtë sezon të LaLiga. Ata që “prishën” atmosferën në Camp Nou ishin baskët e Real Sociedad të cilët nuk u impresionuan aspak nga blaugranat e drejtuar nga Xavi Hernandez dhe i ndëshkuan me shifrat 2-1.

Ndoshta, edhe nga festa e ditëve të fundit, katalanasit nuk u shfaqën mjaftueshëm të përqëndruar në fushën e blertë dhe Real Sociedad përfitoi për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Sfida u zhbllokua që në minutën e pestë pas golit të Mikel Merinos që kaloi topin poshtë këmbëve të Ter Stegen. Në vijim, të zotët e shtëpisë provuan të rivendosnin ekuilibrat, por pa rrezikuar konkretisht.

Lexo edhe:

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, kur pritej reagimi i katalanasve, Sociedad shënoi edhe një tjetër gol.Kundërsulmi perfekt u konkretizua nga ana e Alexander Sorloth në minutën e 72-të.

 

Në minutën e 90-të, Robert Lewandowski gjeti rrugën e rrjetës, por goli shërbeu vetëm për statistikë dhe Barcelona duhej të gëzojë trofeun edhe pas kësaj humbje ndërsa nga ana tjetër, baskët ngjiten në vendin e katërt me 65 pikë duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...