Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

VIDEO/ Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet +8 nga Reali

Barcelona gjen më në fund golin në sfidën me Sevillan në “Camp Nou”. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, në minutën e 58-të Jordi Alba përmbylli me gol një aksion perfekt të “blaugranave”. Meritë të veçantë në këtë finalizim ka pa dyshim Kessie, me atë asist prej fantazisti.

Kessie, në fakt e nisi nga stoli ndeshjen, por u hodh në fushë që në minutën e 8-të nga Xavi në vend të Busquets që u detyrua të linte fushën i dëmtuar.

Goli i shënuar nga Jordi Alba e çliroi psikologjikisht skuadrën “blaugrana” që realizoi golin e dytë me Gavin në minutën e 70-të, i shërbyer nga Raphinha.

Nëntë minuta më vonë ishte radha e Raphinhas për ta dërguar topin në rrjetë pas një tjetër aksioni model, me protagonist Jordi Alban nga e djathta.

Barcelona ka një mundësi të artë për ta çuar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit në përfundim të javës së 20-të të La Ligas. Skuadra “blaugrana” luan me Sevillan në “Camp Nou”, me synimin për të marrë një avantazh edhe më të madh ndaj rivalëve historikë në garën për titullin.

Sa u përket formacioneve, Xavi Hernandez rikthen titullar veterani Jordi Alba, duke ulur stol të riun Balde. Asnjë ndryshim në pjesën tjetër të formacionit: Christensen, Araujo dhe Kounde plotësojnë mbrojtjen, De Jong, Busquets dhe Pedri formojnë treshen e mesfushës dhe në sulm Gavi, Lewadowski dhe Raphinha.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...