Falë triumfit 2-4 në stadiumin “RCDE” përballë Espanyol, Barcelona siguroi matematikisht katër javë para fundit të LaLiga-s, titullin numër 27 në histori. Për katalanasit ishte një sezon të cilin e dominuan totalisht duke koleksionuar 27 fitore ndërsa skuadra e trajnerit Xavi Hernandez rezulton edhe si mbrojtja më e mirë me vetëm 11 gola të pësuar.
Lexo edhe:
- Cardiff nuk heq dorë nga çështja Emiliano Sala, i kërkon 110 milionë euro dëmshpërblim Nantes
- 8 minuta kundër mbrojtësit shqiptar e bëjnë kampion me Barçën, sulmuesi fiton titullin e parë në karrierë
- Humbja ndaj Brighton, Arteta: Kam vetëm zhgënjim, ua dhuruam pjesën e dytë
- “Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag
Pas festës së të dielës, radhën e kishte festa në rrugët e qytetit aty ku lojtarët dhe tifozët blaugrana janë bërë një për triumfin madhor teksa në sezonin pasardhës, trajneri Xavi dhe lojtarët do të tentojnë ta rikthejnë skuadrën edhe te suksesi europian.
