Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Barcelona në ekstazë, triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit në LaLiga

Në “El Clasico” numër 253 në histori triufon Barcelona. “Blugranat” triumfuan 2-1 në “Camp Nou” përballë rivalit historik, duke hipotekuar titullin kampion, pasi diferenca me “Los Blancos” shkon 12 pikë.

Një fitore me përmbysje e të besuarve të Xavi Hernandezit, që pësuan gol që në minutën e 10-të, pasi një devijimi fatkeq të Araujos.

Në fundin e pjesës së parë arrin të barzojë një veteran si Sergio Roberto, ndërsa në shtesë, kur të dyja skuarat po kërkonin me ngulm golin e fitores, Frank Kessie i dha goditjen përfundimtare Realit.

Ishte “El Clasico” numër 100 e fituar nga Barcelona, një më pak se Reali, ndërsa 52 të tjera kanë përfunduar pa fitues.

 

90+2′ – Shpërthen “Camp Nou”. Barcelona arrin ta mbyllë me gol një kundërsulm perfekt me golin e Frank Kessie-t, 2-1. 

81′ – Reali arrin të shfrytëzoj më së miri një kundërsulm të shpejtë, duke shënuar me Asension, por sistem VAR e anulon për pozicion milimetrik jashtë loje. 

45′- Pak para se të mbyllej pjesa e parë, vjen goli i barazimit. Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Sergi Roberto dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Courtois, 1-1.

10′ – Fillon zjarr “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Pas disa rasteve të njëpasnjëshme në portën e “Los Blancos”, e pëson Barcelona, teksa një pasim i Vinicius i nisur drejt qendrës devijohet nga Araujo, duke kapur në befasi portierin Ter Stegen, 0-1.

 

 

Lexo edhe:

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...