Barcelona nuk bën blof në sfidën me Elchen, në kuadër të javës së 27-të të LaLigas. “Baugranat” shkatërruan 4-0 skuadrën nga komuniteti valencian, duke e çuar në 15 pikë diferencën me Realin e Madridit, që luan këtë të diel me Valladolidin.
Robert Lewandoëski zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, pasi mori një top brenda zonës nga Araujo.
Me avantazhin minimal u mbyll pjesa e parë me Barcelonën që shpërtheu me tre gola të tjerë në fraksionin e dytë. Ansu Fati i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 56-të.
10 minuta më vonë, “bomberi” polak sigloi të dytin personal, i shërbyer nga Gavi.
Lexo edhe:
- Çmenduri për golashënuesin e Serie A, një njohje e vjetër dhe Mbappe transferojnë Osimhen në Francë
- Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit, gati t’i prishë debutimin Tuchelit
- Precedenti i para 8 viteve dhe binjakëzimi me tifozët e Napolit, ndalohet transferta për ultrasit holandezë
- Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin
Në të 70-tën, i erdhi radha Ferran Torresit për shënuar emrin në listën e golashënuesve.
