Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

VIDEO/ Barcelona shkërmoq Realin dhe fiton Superkupën e Spanjë, shkëlqen Gavi

Barcelona i jep leksion futbolli Realit të Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite. Katalanët, rekordmenë e këtij torfeu, fituan 3-1 në këtë “El Clasico”, duke dominuar në çdo aspekt ndaj rivalit historik, që e pati të vështirë të ngrinte kokë që pas golit të shënuar nga Gavi në minutën e 33-të.

Dominimi i katalanëve, shumë më energjikë dhe të qartë në lojën e tyre, u reflektua me golin e dytë të shënuar nga Lewandowski pa u mbyllur pjesa e parë.

Reali, pavarësisht ndërrimeve të kryera nga Ancelotti e pati të pamundur të ngrinte kokë, madje “blaugranat” shënuan edhe golin e tretë me Pedrin në minutën e 69-të. Në kohën shtesë realizoi golin e nderit Benzema, por që vlejti për statistikë.

Real – Barcelona 1-3

Shënues: Gavi 33′, Lewandowski 45′, Pedri 69′

90+3′ – Zgjohet vonë Reali i Madridit. Benzema arrin të shënojë golin e nderit pak sekonda pasi gjyqtari të vërshëllente për përfundimin e finales, 1-3

69′ – Kapitullon Reali! Tjetër kundërsulm vrastar i Barcelonës me Lewandowskin që pason për Gavin, ky i fundit për Pedrin, që e ka të lehtë të tundë rrjetën në shtyllën e dytë, 0-3

51′ – Pranë golit të tretë Barça, Courtois i mohon golin Dembelesë.

45′ – Mbyllet me një tjetër gol për Barçën pjesa e parë e finales së Superkupës. Një zgjatje e De Jong nxjerr të lirë Gavin, i cili pason për Lewandowskin, që vetëm mund ta shtyjë topin drejt rrjetës, 0-2.

33′ – Vijon spektakli në “El Claciso”. Barcelona përfiton nga shpërqendrimi i mbrojtjes së Realit, që gabon në organizimin e lojës, duke i dhë mundësinë Gavit të mposhtë portierin Courtois, 0-1.

12′ – E nis me vrull Barcelona, që në minutën e 12-të godet shtyllën me Lewandowskin, ndërsa Balde, në vijim të aksionit godet jashtë.

 

 

 

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...