Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barcelona triumfon, ndërsa Real-i ngec. Mallorca shpëton sezonin një javë para përfundimit

Këtë të dielë u luajt java e parafundit e La Liga-s ose thënë ndryshe raundi i 37-të.

Kampionët e Real Madrid u ndalën në barazimin 4-4 në transfertën e Villarreal, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.

Lexo edhe:

Golat për vendasit i shënoi të katërt Sorloth, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutat 39’, 48’, 52’ dhe 56’.

Teksa për “Los Blancos” shënuan Guler dy gola në minutat 14’ dhe 45+2’ dhe Joselu dopietë në minutat 30’ dhe 40’.

Pas këtij takimi Villarreal renditet në vend të tetë me 52 pikë, teksa Reali shkon në kuotën e 94 pikëve.

Barcelona triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Rayo Vallencanos në javën e 37-të të La Liga.

“Blaugrana-t” diktuan ritmin e sfidës, me golat që u shënuan nga Lewandowski në minutën e 3’ dhe dygolëshi i Pedri-t në minutat 72’ dhe 75’.

Pas kësaj jave Barcelona renditet në vend të dytë në kuotën e 82 pikëve, teksa Rayo Vallecano renditet në vend të 16-të me 38 pikë.

Mallorca e mbyll me barazimin 2-2 ndeshjen ndaj Almeria-s dhe shpëton sezonin, duke siguruar qëndrimin në La Liga për edicionin e ardhshëm.

Golat për Mallorca-n u shënuan nga Larin në minutën e 29’ dhe Darder në minutën e 83’. Ndërsa për Almeria-n rrugën drejt rrjetës e gjetën Arribas në minutën e 41’ dhe Langa në të 66’.

Pas kësaj jave Mallorca renditet në vend të 17-të me 37 pikë, katër pikë më shumë se Cadiz i vendit të 18-të, me këta të fundit që pas barazimit pa gola ndaj Las Palmas ra matematikisht nga La Liga.

Ndërsa Almeria e vendit të fundit mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...