Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Barcelonës i mjafton një pjesë, Sevilla ngec përballë Espanyolit

Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë përballë Valencias. Puna e Xavit dhe merkato e dimrit po japin efektin e tyre te katalanasit, që triumfuan 1-4.

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer për Barcelonën, që realizoi tre herë me anë të Pierre Emerick Aybameyang (2x) dhe Frenkie De Jong. Festë për ish-kapitenin e Arsenalit, i cili gjeti golat e parë në La Liga.

Carlos Soler shënoi për vendasit në pjesën e dytë, por goli i talentit Pedri në minutën e 63-të vulosi fitoren e Barcelonës, që i bashkohet Atletico Madrid në vend të katërt.

Djemtë e Xavit kanë luajtur një ndeshje më pak se kampionët në fuqi, dhe tani ndodhen vetëm një pikë larg Betisit të vendit të tretë. Në barazim 1-1 u mbyll dueli Espanyol-Sevilla.

Rafa Mir kaloi ekipin andaluzian në avantazh në pjesën e parë, por katalanasit evituan humbjen falë golit të Sergi Darder. Keidi Bare luajti si titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë.

Barazimi i sotëm e ka ngjitur Sevillan në kuotën e 51 pikëve, gjashtë më pak se Reali kryesues, ndërsa Espanyoli renditet në vend të 14-të me 29 pikë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...