Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Bare fiton “derbin” ndaj Balliut, kapiteni “bën me krahë” Espanyolin

Espanyoli siguroi tri pikë të arta përballë Rayo Vallecanos. Skuadra katalanase triumfoi 1-2 në transfertë, sukses tepër i rëndësishëm për qëndrimin në La Liga.

 

Ivan Balliu luajti gjatë gjithë ndeshjes për vendasit, ndërkohë që Keidi Bare u fut në fushë në minutën e 67’ për Espanyolin.

 

Miqtë kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të Sergi Darder. Kapiteni gjeti cepin e portës falë një diagonaleje të saktë.

Lexo edhe:

Rayo fitoi një penallti në fundin e fraksionit të parë, të cilën e ktheu në gol Raul de Tomas, duke ndezur festën në stadium.

 

Espanyoli iu fal sërish aftësive të kapitenit për të shënuar golin e fitores. Minuta e 59’, driblime fantastike të Darder, goditja e të cilit u plas në shtyllë.

 

Nico Melamed përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore jetike për objektivin mbijetesë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...