Basaksehir dhe Fiorentina kishin siguruar kualifikimin në Conference League, teksa sot ishte në lojë vetëm vendi i parë në grupin A. Dy ekipet fituan duelet e fundit, ndërkohë që në vendin e parë e mbyllën turqit, të cilët kanë golavarazh më të mirë në dy sfidat ndaj skuadrës nga Firence.
Basaksehir triumfoi 3-1 ndaj skocezëve të Hearts. Youssouf Ndayishimiye dhe Serdar Gurler i dhuruan avantazhin e dyfishtë vendasve në pjesën e parë. Berkay Ozcan trefishoi për ekipin turk në fraksionin e dytë të takimit, teksa Hearts gjeti golin e nderit në minutat e fundit me anë të Nathaniel Atkinson.
Një sukses i rëndësishëm për Basaksehirin, që ia del të kualifikohet në raundin e 1/8-ve, ndërsa ekipi nga Firence fitoi 0-3 në Letoni përballë Rigës vendase. Golat e përballjes u realizuan në pjesën e parë. Antonin Barak, Arthur Cabral dhe Riccardo Saponara zgjidhën shpejt sfidën për ekipin e Italianos, që do të vazhdojë rrugëtimin europian në Conference League.
