Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

VIDEO/ Bayer Leverkusen në çerekfinale, Saarbrucken eliminon edhe Eintrachtin

Leverkusen vrapon drejt titullit kampion, aleat ka edhe statistikat
Leverkusen vrapon drejt titullit kampion, aleat ka edhe statistikat

Bayer Leverkusen bën detyrën përballë Paderborn, ndërkohë që vijon ëndrra e Saarbrucken në Kupën e Gjermanisë. “Aspirinat” fituan 3-1 në “BayAren” kundër skuadrës së Florent Muslijës dhe Filip Bilbijës, që garon në Bundesliga 2.

Victor Boniface (12’) dhe Exequiel Palacios (28’) i dhuruan skuadrës së Xabi Alonsos avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Miqtë shkurtuan rezultatin me anë të Sebastian Klaas (83’).

 

Por, Leverkuseni realizoi edhe të tretin me Patrick Schick katër minuta më vonë, duke vulosur kualifikimin në raundin çerekfinal. Dhe fitoren e 20-të sezonale në të gjithë kompeticionet.

Lexo edhe:

Mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë në Kupë do të jetë edhe Saarbrucken. Pasi eliminoi Bayern Munich, skuadra që garon në divizionin e tretë, mposhti edhe Eintracht Frankfurt.

Goli i parë i SAARBRUCKEN

Suksesi 2-0 erdhi falë golave të Kai Brunker (64′) dhe Luca Kerber (78′) në pjesën e dytë, ndërkohë që VAR-i i anuloi vendasve një gol në pjesën e parë të takimit.

Goli i dytë i SAARBRUCKEN

Skuadra udhëtuese e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Noel Futkeu (83’). Tim Civeja e ndoqi gjithë takimin nga pankina për Saarbrucken.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...