Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayern kthehet në vitin 1975, Bochum i shënon katër gola në një pjesë

Bayern Munich ka pësuar një disfatë historike në transfertë ndaj Bochum teksa është mposhtur me rezultatin 4-2. Vendasit i shënuan të katër golat në pjesë të parë, teksa bavarezët nuk pësonin një sasi të tillë golash prej vitit të largët 1975, kohë kur Eintracht Frankfurt i ndëshkoi plot gjashtë herë. Ndërkaq, sa i takon kronikës së ndeshjes, bavarezët ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Robert Lewandowskit në minutën e nëntë.

Megjithatë, vendasit nuk u “trembën” nga gjigandët bavarezë teksa pas pesë minutash barazuan rezultatin, ndërsa në shtatë minutat e fundit të pjesës së parë, gjetën edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës duke shtangur miqtë.

Bayern ndërkohë u mundua të reagonte në fraksionin e dytë, teksa shënoi sërish Lewandowski, por që goli i mjaftoi vetëm për statistikë polakut pasi në fund Bochum mori fitoren e merituar dhe historike. Gjithsesi, edhe pas kësaj disfate, Bayern Munich mbetet në vendin e parë me 52 pikë, ndërsa Bochum ngjitet në vendin e 11-të me 28 pikë.

Sa i takon ndeshjeve të tjera të Bundesligës, Borussia Monchenglabach kaloi me sukses ndeshjen shtëpiake ndaj Augsburg duke triumfuar me rezultatin 3-2, ndërsa Wolfsburg mposhti në transfertë Eintracht Frankfurt me rezultatin 0-2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...