Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayern Munich pa mëshirë, i shënon tetë gola Mainzit

Bayern Munich nuk pati mëshirë në Allianz Arena teksa mposhti Mainz 05 me shifrat 8-1. Bavarezët ishin të pandalshëm dhe të udhëhequr nga një tregolësh i Harry Kane, dhuruan spektakël për të pranishmit në stadium. Ishte pikërisht britaniku që hapi llogaritë ndeshjes në minutën e 13 ndërsa Goretzka dyfishoi shtatë minuta më pas.

Miqtë shkurtuan diferencën me një gol të bukur nga goditja e dënimit me Amirin, por vetëm aq. Bayern shënoi sërish në minutat shtesë të pjesës së parë, edhe njëherë tjetër protagonist Harry Kane.

Në fraksionin e dytë, Muller shënoi të katërtin në minutën e 47 ndërsa më pas në harkun e nëntë minutave (61, 66 dhe 70), rekordmenët gjermanë shënuan edhe tre gola të tjerë. Autorë ishin Musiala, Gnabry dhe Kane sërish, që këtë herë pati nevojë për një konfirmim të sistemit VAR.

Në fund pati vend edhe për golin e tetë të shënuar nga Goretzka teksa bavarezët pas kësaj fitoreje mbeten në vendin e dytë me 57 pikë, shtatë më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen. Në ndeshjet e tjera, Leipzig mposhti Darmstadt me shifrat 2-0, Augsburg mposhti 1-0 Heidenheim ndërsa Borussia Moenchagladbach barazoi 3-3 me Koln.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....