Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayern pa “busull”, Frankfurt e shkatërron në “Deutsche Bank Park”

Eintracht Frankfurt shkatërron Bayern Munich, me rezultatin 5-1 në takimin e javës së 14-të të Bundesliga.

“Shqiponjat” diktuan ritmin gjatë gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12’ me Marmoush.

Lexoni edhe:

Në minutën e 31’ Dina Ebimbe dyfishoi avantazhin, teksa vetëm pesë minuta më pas Larsson realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

Bavarezët tentuan të reagonin dhe ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 44’ me Kimmich.

Megjithatë ashtu si në pjesën e parë edhe në fraksionin e dytë ritmi u diktua nga vendasit.

Në minutën e 50’ Dina Ebimbe shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, teksa dhjetë minuta më pas Knauff realizoi golin e pestë.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 5-1, me Frankfurt që renditet në vend të shtatë me 21 pikë, teksa Bayern në vend të dytë me 32 pikë.

Ndërsa Heidenheim-Darmstadt u mbyll me rezultatin 3-2, Union Berlin-Borussia Monchengladbach përfundoi me rezultatin 3-1, Werder Bremen-Augsburg 2-0 dhe Wolfsburg-Freiburg 0-1.

Eintracht Frankfurt-Bayern Munich (5-1)

Java e 14-të, Bundesliga

60’-Goool! Knauff realizon golin e pestë për Frankfurt dhe nuk i lë mundësi reagimi Bayern-it.

50’-Goool! Vetëm pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Frankfurt hidhet në kundërsulm dhe Dina Ebimbe realizon golin e katërt për skuadrën e tij pas asistit të dhuruar nga Chaibi.

44′-Goool! Kimmich gjen golin me një super goditje pas asistit të dhuruar nga Sane dhe ngushton diferencën. 

36’-Gooool! Larsson gjen rrugën drejt rrjetës pas asistit të Marmoush, duke realizuar golin e tretë për Frankurt brenda 24 minutave.

31’-Goool! Dina Ebimbe kalon lehtësisht mbrojtjen e Bayern-it dhe dyfishon avantazhin e Eintracht Frankfurt.

12’-Goool! Marmoush shënon me një super goditje dhe kalon Eintracht Frankfurt në avantazh ndaj Bayern Munich.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...