Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayern triumf me “drithërima”, Dortmundit i mjafton një pjesë në shtëpi!

Bayern Munich koleksionon fitoren e katërt radhazi në Bundesliga teksa të besuarit e trajnerit Julian Nagelsmann mposhtën në transfertë me rezultatin 2-3, Hertha Berlin. U duk se bavarezët do të merrnin një fitore të lehtë pasi shënuan tre gola në harkun e 38-minutave falë realizimeve të Musialës dhe dy golave të Choupo-Moting. Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan dhe brenda pjesës së parë ndëshkuan dy herë Manuel Nojer.

Lukebakio dhe Selke, rihapën ndeshjen dhe vendosën në presion miqtë. Në fraksionin e dytë, Bayern Munich provoi të “vriste” sfidën dhe në fakt shënoi sërish duke përfituar nga një autogol. Gjithsesi, më pas gjithçka rezultoi e pavlefshme për shkak të një pozicioni jashtë loje. Deri në fund, vendasit provuan surprizën, por nuk ia dolën me rekordmenët e Gjermanisë që menaxhuan rezultatin dhe morën tre pikë të plota. Pas kësaj ndeshje, në pritje të sfidës së Union Berlin, bavarezët rikthehen në vend të parë me 26 pikë ndërsa Hertha Berlin mban vendin e 14-të me 11 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund fitoi lehtësisht me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Bochum. Verdhezinjve i mjaftuan 45-minuta për të marrë triumfin teksa e mbyllën sfidën që në pjesën e parë pas golave të Moukoko, Reyna dhe sërish Moukoko. Në pjesën e dytë, vendasi administruan energjitë dhe rezultatin dhe pas kësaj fitoreje ngjiten në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Bochum është i parafundit me shtatë pikë.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Augsburt u mposht 1-2 nga Eintracht Frankfurt, Hoffenheim humbi 1-3 përballë Leipzig, ndërsa Wolfsburg mposhti në transfertë 0-3, Mainz.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....