Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayern vazhdon me triumfet, Kane i pandalshëm në Bundesliga

Kampionët e Gjermanisë vazhdojnë me fitoret për të dytën javë radhazi në Bundesliga.

Bayern Munich me në krye goditjen e kësaj vere, Harry Kane, triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Augsburg, duke ndezur festën në “Allianz Arena”.

Lexo edhe:

Sfida u zhbllokua në minutën e 32’, pasi Uduokhai bëri autogol dhe kaloi vendasit në avantazh.

 

Ndërsa vetëm tetë minuta më pas Harry Kane dyfishoi avantazhin e bavarezëve, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Kane dhe Bayern do të gjenin serish rrugën drejt rrjetës, me sulmuesin anglez që shënoi në minutën e 69′.

Miqtë tentuan të reagonin dhe ia dolën të shënonin me Beljo në minutën e 86’, me sfidën që në fund u mbyll me rezultatin 3-1.

Pas këtij takimi, Bayern Munich shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të dytë, ndërsa Augsburg renditet në vend të 11-të me një pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...