Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayerni bie sërish në “Mewa Arena”, Mainz “asist” Dortmundit

Humbje e rëndë e Bayern MunchenMainz, që pritet t’i kushtojë kreun e renditjes djemve të Thomas Tuchel. Mainz triumfoi 3-1 me përmbysje, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në Bundesliga përballë Bayernit në “Mewa Arena”.

Sadio Mane gjeti golin pas çerek ore lojë, por VAR-i e anuloi. Sulmuesi senegalez nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e 29’ pas krosimit të Joao Cancelos.

Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që e dyta foli totalisht për vendasit, të cilët shënuan 3 herë me Ludovic Ajorque, Leandro Barreiro Martins dhe Aaron Martin.

Lexo edhe: 

Bayerni mbetet në kuotën e 59 pikëve dhe mund t’i dorëzojë vendin e parë Dortmundit nëse ia del të fitojë ndaj Eintracht Frankfurt. Edhe takimet e tjera prodhuan shumë gola.

Wolfsburg dhe Koln festuan pas fitoreve 1-5 dhe 1-3 në transferta përballë Bochum dhe Hoffenheim. Ndërkohë, Werder Bremen triumfoi 2-4 në kryeqytet kundër Hertha Berlin.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...