Bayern Munchen e ka nisur me golin duelin ndaj Mainzit. Kampionët e Gjermanisë kaluan në avantazh në minutën e pestë duke ndezur festën e tifozëve të pranishëm në “Allianz Arena”.
Sadio Mane dhuroi një top nga krahu i majtë, të cilin Serge Gnabry nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Goli i katërt në Bundesliga për 27-vjeçarin gjerman, i cili po kalon një formë shumë të mirë.
Ekipi i Julian Nagelsmann numëron pesë fitore radhazi mes kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League, dhe me golin e Gnabry ka hedhur një hap të sigurt drejt suksesit të gjashtë radhazi.
