Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayerni ende i trullosur nga City, “vetëvrasje” e Dortmundit në Stuttgart

Bayern Munchen nuk e ka marrë ende veten nga humbja 3-0 ndaj Manchester City në Champions League. Bavarezët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Hoffenheim, por mbetën në krye pas “vetëvrasjes” së Dortmundit në Stuttgart.

Skuadra e Thomas Tuchel kaloi në avantazh me anë të Benjamin Pavard (17’), por miqtë gjetë barazimin me anë të Andrej Kramaric (71’). Bayerni shënoi të dytin dy minuta më vonë. Sërish Pavard autori i golit, por VAR-i e anuloi.

Borussia Dortmund mori vetëm një pikë pas barazimit dramatik 3-3 në fushën e Stuttgart! Verdhezinjtë mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Sebastian Haller dhe Donyell Malen.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të grekut Konstantinos Mavropanos (43’). Gjithsesi, Stuttgarti zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, edhe pse në inferioritet numerik.

Lexo edhe:

Tanguy Coulibaly dhe Josha Vagnoman e dërguan rezultatin në 2-2, por Dortmundi u rikthye në avantazh falë golit të amerikanit Giovanni Reyna në minutën e fundit.

Vendasit nuk hoqën dorë dhe siguruan një pikë fantastike falë realizimit të bukur të kongolezit Silas në minutën e shtatë shtesë. Skuadra e Terzic mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Bayerni kryesues.

Emocione edhe në përballjen Leipzig-Hertha Berlin, sfidë të cilën vendasit e fituan me rezultatin 3-2. Dygolëshi i Timo Werner dhe rrjeta e Kevin Kampl i dhuruan Leipzigut tri pikë tepër të rëndësishme për objektivin Champions. Koln-Mainz, përfundoi në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...