Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayerni pa mëshirë ndaj Werderit, Gnabry tregolësh, shënon edhe talenti 17-vjeçar

Bayerni shkatërroi 6-1 Werder Bremenin në “Allianz Arena”, në një sfidë të cilën e ktheu në stërvitore dhe ku mund të bënte ç’të donte.

5 gola dhe një penallti e humbur brenda 27 minutave lojë në sfidën e “Allianz Arenas” mes Bayernit të Mynihut dhe Werder Bremenit. Një festival golash, ende pa u nxehur mirë muskujt, që mund ta ofrojnë vetëm gjigantët bavarezë.

Talenti i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Musiala, realizoi që në minutë e 6-të, pas një aksioni të shpejtë të skuadrës së drejtuar nga Nagelsmann.

Pas vetëm katër minash lojë, Wiser asistoi për Jung, që e pati të thjeshtë të mposhtte portierin Neuer.

Në minutën e 16-të bavarezët fituan një 11-metërsh, por Choupo-Moting Gaboi përballë Pavlenkas.

Gjithsesi, supermacia e Bayernit në lojë u shpërblyer me golin e 2-1 të shënuar nga Serge Gbabry-t.

Në të 26-tën ishte radha e Leon Goretzkas për të tundur rrjetën.

Pa mbaruar mirë festa e golit të tretë, Gnabry realizoi të dytin personal dhe të katërtin për Bayernin.

Nuk u mjaftua me golat e pjesës së parë Bayerni. Në minutën e 82-të Gnabry shënoi të tretin personal, pasi i kaloi sikur të ishin birila mbrojtësit kundërshtarë.

Vetëm pak çaste më vonë, Mathys Tel, vetëm 17-vjeç, realizoi të gjashtin për bavarezët. Për talentin francez ishte goli i tretë në Bundesligë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...