Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Bayerni triumfon me “tris”, Union Berlin thyhet pas tre muajsh

Bayern Munchen i mjaftuan 15 minuta për të thyer 3-0 Union Berlin dhe për t’iu bashkuar Dortmundit në krye të renditjes në Bundesliga.

Skuadra nga kryeqyteti rezistoi 31 minuta. Bavarezët nuk u ndalën në çerekorëshin e fundit të pjesës së parë.

Eric Maxim Choupo-Moting zhbllokoi takimin me një gol me kokë. Në minutën e 40’ erdhi dyfishimi nga ana e Kingsley Coman, i cili dribloi portierin.

Lexo edhe:

Francezi shfrytëzoi një asist të Thomas Muller. Ky i fundit dhuroi një tjetër pasim goli në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë.

 

Jamal Musiala, golashënuesi më i mirë i skuadrës së Nagelsmann, nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

 

Pjesa e dytë nuk solli më gola, Bayerni menaxhoi avantazhin e trefishtë dhe tani numëron 46 pikë sa Dortmundi. Union Berlin mbetet forcë e tretë e kampionatit gjerman me 43 pikë.

 

Skuadra e Fischer nuk humbiste në Bundesliga prej 13 nëntorit të vitit të kaluar ndaj Freiburgut. Bayerni është ngjitur në kuotën e 100 golave sezonalë, si asnjë skuadër tjetër në pesë ligat kryesore.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...