Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Beckham junior bën krenar babain, gol spektakolar nga goditja e dënimit!

Një nga specialistët më të famshëm të goditjeve të dënimit në botën e futbollit ka qenë dhe mbetet ende, David Beckham. Ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid ishte gjithnjë një rrezik konstant për portierët sa herë pozicionohej tek topi për të ekzekutuar një goditje dënimi.

Por, kjo dhunti duket se është trashëguar më së miri edhe tek djali i Beckham, Romeo. Ky i fundit ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit amerikan MLS, Next Pro League, teksa aktivizohet me Inter Miami 2 (president i klubit është David Beckham). Në sfidën ndaj Orlando City B, Romeo mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, por edhe nga një pozicion shumë i vështirë.

Megjithatë, gjithçka shkoi sipas planit dhe 19-vjeçari shënoi një gol vërtet të bukur duke marrë komplimentet e babait i cili në rrjetet sociale tregoi se ishte ndjerë shumë krenar. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Romeo do të vazhdojë të rritet në gjurmët e të atit, teksa ende nuk e ka ndarë nëse do të bëhet një profesionist në futboll, edhe pse talenti me siguri nuk mungon.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...