Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Belgjika “luan tenis” me Poloninë, Holanda triumfon mes emocioneve

Sonte u luajtën katër ndeshjet e radhës në Nations League. Belgjika mposhti 6-1 Poloninë në Bruksel, sfida e dytë e Grupit 4 të Ligës A. Robert Lewandowski kaloi miqtë në avantazh, por “Djajtë e Kuq” shënuan gjashtë gola të bukur, duke reaguar në më të mirë pas humbjes me Holandën.

“Tulipanët” siguruan tre pikë emocionuese pas suksesit 1-2 në Uells. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë, ndërkohë që minutat shtesë të takimit ishin drithëruese. Norrington-Davies barazoi përkohësisht për vendasit, por 29-vjeçari Wout Weghorst realizoi një gol shumë të bukur me kokë.

Ndërkohë, në Grupin 1 të Ligës B festuan Ukraina dhe Skocia, që triumfuan respektivisht 0-1 përballë Irlandës dhe 2-0 ndaj Armenisë, duke arritur fitoret e para në grup.

Nations League
Grupi 4, Liga A

BELGJIKË-POLONI 6-1 (Witsel 42′, De Bruyne 59′, Trossard 73′, 81′, Dendoncker 84′, Openda 90+3′ / Lewandowski 28′)

 

UELLS-HOLANDË 1-2 (Norrington-Davies 90+2′ / Koopmeiners 50′, Weghorst 90+4′)

 

Nations League
Grupi 1, Liga B

IRLANDË-UKRAINË 0-1 (Tsygankov 48′)

 

SKOCI-ARMENI 2-0 (Ralston 28′, McKenna 40′)

https://streamable.com/6p10nd

https://streamable.com/cf0g58

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...