Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Berisha si Ibrahimovic, dhuron spektakël në “WWK Arena”. Unioni ngjitet i dyti

Mërgim Berisha realizoi një gol shumë të bukur përballë Gladbach. Sulmuesi me origjinë shqiptare, i dhuroi fitoren 1-0 Augsburgut me realizimin e tij në stilin Zlatan Ibrahimovic.

Ishte minuta e 82’ kur 24-vjeçari gjeti golin e katërt sezonal në Bundesliga duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadiumin “WWK Arena” dhe trajnerin Enrico Maaseen.

 

Feston edhe Union Berlin. Skuadra kryeqytetase mposhti 1-2 me përmbysje Werder Bremen në transfertë, siguroi suksesin e dytë radhazi falë golave të Janik Haberer dhe Kevin Behrens.

Unioni e sheh veten në vendin e dytë me 33 pikë pas javës së 17-të, tri më pak se kryesuesit e Bayern Munchen. Fitore arriti edhe Bayer Leverkusen. Skuadra e Xavi Alonsos triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Bochum (Tapsoba, Hlozek).

Përballja tjetër mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurt u mbyll në barazim 1-1. Kolo Muani kaloi ekipin udhëtues në avantazh në fundin e pjesës së parë pas asistit të Mario Goetzes, ndërkohë që Matthias Ginter i dhuroi një pikë Freiburgut.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...