Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ “Betejë” pa fitues në “Old Trafford”, United frenon Liverpoolin

Barazim spektakolar 2-2 në Manchester United-Liverpool, duel që nuk zhgënjen kurrë. The Reds dominuan klasiken e Anglisë, por humbën shumë raste, duke lënë në “Old Trafford” dy pikë të rëndësishme për titullin kampion.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 falë realizimit të Luis Diaz. Vendasit, pasi rezistuan dhe patën fat në më shumë se një rast, barazuan falë një goli shumë të bukur të kapitenit Bruno Fernandes nga mesi i fushës.

Më i bukur ishte goli i dytë i United, me 18-vjeçarin Kobbie Mainoo që realizoi një gol fantastik. Liverpooli nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Momo Salah.

Përfundimisht 2-2, rezultat që u shërbeu më shumë Arsenalit dhe Manchester Cityt. Gunners kryesojnë me 71 pikë, po aq numëron edhe skuadra e Jurgen Klopp, ndërkohë që Citizens renditen të tretët me 70 pikë.

 

Premier League
Manchester United-Liverpool 2-2 (Fernandes 50′, Mainoo 67′ / Diaz 23′, Salah (p) 84′)

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Luis Diaz!

 

84′ Momo Salah tregohet i saktë nga pika e bardhë. Barazim 2-2 në “Old Trafford”. 

 

82′ Penallti për Liverpoolin pas ndërhyrjes së parregullt të Wan-Bissakës ndaj Elliot.

 

79′ Liverpooli pranë barazimit. Onana grushton goditjen e Luis Diaz, Momo Salah nuk përfiton nga topi i rikthyer.

 

 67′ Eurogol i Kobbie Mainoo. 18-vjeçari kalon United në avantazh. 

 

 55′ Mundësia më e mirë për Liverpoolin për të kaluar sërish në avantazh, por Nunez gabon në fund

 

 50′ Gooooool! Manchester United barazon shifrat, Bruno Fernandez realizon nga mesfusha

 

 48′ Pjesa e dytë nis sërish me Liverpoolin kërkues, tentativa e Nunez ndalet nga Maguire

 

 35′ Sërish Liverpool “kërcënues”, goditja e Nunez përfundon pak mbi traversë

 

 33′ Kundërsulm i Liverpool, por Salah në fund ndalet nga Onana

 

23′ Gooooool! Liverpool kalon në avantazh pas zhvillimet e një goditje këndi, Nunez devijon me kokë dhe Luis Diaz shënon me akrobaci

 

 3′ Liverpool kundërpërgjigjet me Szoboszlai, por Onana bën mrekullinë

 

 2′ Garnacho gjen rrugën e rrjetës, por në fund goli nuk është i vlefshëm pas një pozicioni jashtë loje

 

Manchester United-Liverpool është padyshim ndeshja kryesore e javës së 31 në Premier League. “Djajtë e Kuq” kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive sidomos pas asaj disfate me Chelsean ndërsa nga ana tjetër, “The Reds” synojnë të vijojnë në rrugën e fitoreve për të mbërritur te titulli kampion. Trajnerët respektivë, Erik ten Hag dhe Jurgen Klopp kanë zbuluar edhe 11-tëshen titullare.

Lexo edhe: 

Numri një i United, i detyruar edhe nga mungesat në mbrojtje të Evans, Varane dhe Lindelof aktivizon të Kambwala ndërsa në mesfushë konfirmohet një tjetër i ri premtues si Mainoo. Ndërkohë, në majën e sulmit aktivizohet Hojlund. Nga ana tjetër, Klopp e nis në sulm me treshen Diaz, Salah dhe Nunez ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk pëson ndryshime.

Formacionet zyrtare, Manchester United-Liverpool:

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...