Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ “Bie” Camp Nou, pamjet e stadiumit mitik bëjnë xhiron e botës

Stadiumi legjendar i Barcelonës, Camp Nou po i nënshtrohet një rinkonstruksioni total. Gjashtë javë nga ndeshja e fundit e skuadrës së Xavi Hernandez në Camp Nou, muret e kërtij të fundit kanë rënë dhe tashmë impianti ngjason me një gërmadhë.

Teksa pamjet nga shembja e Camp Nou kanë bërë xhiron e botës, tifozët blaugrana vijojnë të jenë ndarë për stadiumin teksa një pjesë është dakord me ndërtimin e një impianti të ri ndërsa pjesa tjetër këmbëngul se duhej të ishte ruajtur tradita dhe se Camp Nou duhej t’i ishte nënshtruar vetëm një rikonstruksioni të pjesshëm.

Lexo edhe:

Gjithsesi, tashmë puna ka nisur me themel teksa Barcelona shpreson ta ketë gati stadiumin e ri për sezonin 2025/26 ndërsa impiantit të ri që do të kushtojë 1.52 bilionë paund, do t’i shtohet një çati ndërsa do të marrë emrin e “Spotify Camp Nou” ashtu si edhe sponsori i blaugranave. Ndërkaq, kapaciteti do të rritet dhe nga 99,354 që ishte në Camp Nou-n e vjetër do të shkojë në 105.000.

Gjatë kësaj periudhe që stadiumi është në ndërtim e sipër, Barcelona do të zhvendoset në Olympic Stadium që është përdorur për Lojërat Olimpike të vitit 1992 dhe është gjithashtu në qytetin e Barcelonës e në këtë formë nuk do t’i hapë probleme skuadrës së Xavit.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...