Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Bind ndaj Udineses, Roma rikthehet te triumfi në “Olimpico”

Roma merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Udineses në “Olimpico”, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, pas barazimit pa gola në derbin ndaj Lazios.

Sfida vazhdoi me porta të paprekura deri në minutën e 20’, kur Mancini gjeti rrugën drejt rrjetës, pasi goditjes së dëmimit të realizuar nga Dybala.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “verdhekuqve”, teksa në minutën e 57’, Thauvin gjeti golin e barazimit, pas asistit të Payeros.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri në minutën e 81’ kur Dybala i asistuar nga Lukaku i riktheu avantazhin Romës.

Ndërsa në minutën e 90’ El Shaarawy realizoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe vulosi këtë takim.

Pas javës së 13-të të Serie A, Roma ngjitet në vend të pestë me 21 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 16-të me 11 pikë.

Roma-Udinese (3-1)

Java e 13-të, Serie A

 

 90′-Goooool! El Shaarawy realizoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe vulosi këtë takim.

81′-Goool Dybala i asistuar nga Lukaku i rikthen avantazhin Romës.

57’- Goool! Pas një asisti nga Payero, Thauvin e dërgon topin në fundin e rrjetës.

20’-Gooool! Pas një goditje dënimi nga Dybala, Mancini e dërgon topin në fundin e rrjetës me një goditje me kokë.

Formacionet zyrtare Roma-Udinese:

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....