Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ “Black-out” në Budapest, Kosova dështon përballë Bjellorusisë

Pritej fitorja e parë për Kosovën, por skuadra e Alain Giresse u mposht 2-1 në transfertën hungareze përballë Bjellorusisë. Duke regjistruar disfatën e parë në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Dardanët bënë pak në fraksionin e parë të takimit. Pjesa e dytë nisi mirë, rastet nuk munguan, por lojtarët e Kosovës nuk ia dolën të mposhtnin portierin Ignatovich.

Më pas gafa fatale e Hekuran Kryeziut, i cili i dhuroi një “asist” Vladislav Morozov. Me 22-vjeçarin që zhbllokoi takimin (72′). Kosova në “shok”! Bjellorusia realizoi edhe golin e dytë dy minuta më vonë. Me anë të Maks Ebong.

Vedat Muriqi fitoi një penallti dhe ekzekutoi saktë tri minuta përpara fundit. Por nuk kishte më kohë, Bjellorusia menaxhoi avantazhin dhe siguroi suksesin e parë në grup.

Kosova mbetet në kuotën e 3 pikëve pas katër ndeshjeve të para. Zvicra e mbylli në barazim 2-2 sfidën ndaj Rumanisë. Dygolëshi i Zeki Amdouni kaloi helvetët në avantazh të dyfishtë. Me Xherdan Shaqirin që dhuroi asistin e golit të dytë.

Por, rumunët nuk u dorëzuan dhe evituan humbjen falë dy golave surprizuez të Valentin Mihaila në minutat shtesë. 10 pikë dhe vendi i parë për Zvicrën, dy më shumë se Rumania e vendit të tretë. Dhe tri mbi Izraelin, që mposhti 2-1 Andorrën.

Euro 2024
Grupi I

BJELLORUSI-KOSOVË 2-1 (Mozorov 72′, Ebong 74′ / Muriqi (pen) 87′)

Kronika e ndeshjes:

87′ Goooool! Penallti për Kosovën. E fiton Vedat Muriqi, i cili merr përsipër ekzekutimin. Duke rihapur ndeshjen.

 

75′ Bjellorusia realizon edhe golin e dytë. Ekzekutim i bukur i Maks Ebong, i cili dërgoi topin në trekëndësh.

 

73′ Bjellorusia në avantazh. Gafë e pafalshme e Hekuran Kryeziut, shënon Vladislav Morozov.

 

55′ Zbritje e shpejtë e Kosovës. Goditje e bukur e Florent Muslijës, fantastik portieri bjellorus.

 

53′ Ermal Krasniqi vepron bukur në krahun e majtë, topi shkon te Bersant Celina, topi ngjitur me shtyllën pingule.

 

52′ Goditje dënimi për Kosovën, gjuan Florent Muslija, grushton portieri bjellorus.

 

49′ Provon Ermal Krasniqi, topi mbi traun e portës bjelloruse.

 

46′ Kosova e fillon pjesën e dytë me një zëvendësim. Ibrahim Dresevic jashtë, futet në lojë Edon Zhegrova.

 

42′ Zbritje e rrezikshme e bjellorusëve. Fantastike ndërhyrja e Amir Rrahmanit, i cili pengon avancimin e dy lojtarëve kundërshtarë.

 

40′ Aksion me shumë pasime i Kosovës, tenton Bersant Celina nga larg. Grushton portieri bjellorus në këndore.

 

27′ Kosova pretendon për penallti. Vedat Muriqi rrëzohet në zonë, vijon lojën kryesori austriak.

 

25′ Dëmtohet Leart Paqarada, i cili kërkon ndërrim. Giresse e zëvendëson me Ermal Krasniqin. I cili debuton me Kosovën. Trajneri francez tërheq Donat Rrudhanin në krahun e majtë të mbrojtjes.

 

6′ Aksion i bukur i Kosovës, Vedat Muriqi pason për Donat Rrudhanin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë.

 

1′ Aksion i rrezikshëm i skuadrës bjelloruse, tenton Ebong, pret në dy kohë portieri Arijanet Muric.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova luan sonte, ndaj Bjellorusisë, shansin e fundit për të mbetur në lojë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të Euro 2024. Trajneri Alain Giresse ka qenë i detyruar të bëjë një ndryshim në formacion për sfidën e Budapestitit.

Lexo edhe: 

Në pozicionin e sulmuesit të djathtë, për shkak të problemeve fizike të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, francezi i ka dhënë një fanellë titullari Rruudhanit.

E gjithë pjesa tjetër e formacionit titullar mbetet e pandryshuar krahasuar me ndeshjen me Rumaninë. Bjellorusi-Kosovë po transmetohet live në SuperSport 3. 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...