Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Brenda vilës 3.5-milionëshe, ku do të jetojë Erling Haaland

Erling Haaland mezi po pret të nisë aventurën angleze me Manchester City. Sulmuesi norvegjez u transferua nga Dortmund te kampionët e Anglisë për shumën e 60 milionë eurove.

21-vjeçari ka firmosur për pesë vite me “Cityzens”, teksa do të përfitojë 30 milionë euro neto në sezon. Haaland po kërkon për një shtëpi luksoze në Manchester, dhe mesa duket e ka gjetur.

The Sun raporton se sulmuesi viking ka mbetur i magjepsur nga vila në të cilën jetonte Paul Pogba, i cili është rikthyer në Itali te Juventusi.

Super shtëpia kushton 3.5 milionë euro (35 mijë euro qiraja mujore). Ajo ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të nxehtë, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të mbyllur.

Tani i gjithë ky luks mund të bëhet i Haaland, i cili e ka ndarë mendjen për ta blerë dhe për t’i kaluar aty pesë vitet që do jetojë në ishull. Tani pritet vetëm nënshkrimi i dokumenteve zyrtare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...